Zidane e telefonoi, Mourinho debaton keq me gazetarin
Sot në mëngjes u zbulua një raport se ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane kishte kontaktuar Mourinhon për ta pyetur për pozitën e tij ka marrë një përgjigje interesante nga menaxheri i United.

Jose Mourinho ka refuzuar që të komentojë për raportet se Zinedine Zidane e ka kontaktuar atë për punën si trajner i Manchester United.

Pyetni atë djalin që qëndron pas kësaj, ai që e ka shkruar. Pyetni atë”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp të hënën, duke bërë me shenjë të gazetari specifik. “Në vend që të me pyesni mua, pyetni atë. Ai e ka shkruar, duhet ta pyesni atë”.

“Kjo është një çështje private”, është përgjigjur Mourinho.

“Nuk jam duke ju pyetur se me kënd keni folur këtë mëngjes apo për telefonatën e fundit. Nuk do të ju përgjigjëm. Është një çështje private”.

Mourinho po ashtu është pyetur nëse ai frikësohet që të shkarkohet, por ai e ka kthyer: “Jo, nuk e besojë këtë”.
Shtuar më 01/10/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori