Zidane është "një biznes" tek Reali
Pëlqej
Në vetëm një vit e gjysëm si trajner i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka fituar Real Madridit më shumë se sa vet klubi pagoi për t’a marrë atë si futbollist në vitin 2001.

Shuma e transferimit të Zinedine Zidane në vitin 2001 nga Juventus ishte 75 milion euro, ndërsa për vetëm 18 muaj krye të ekipit, ai i ka sjellur klubit një përfitim prej 109.4 milion euro.

Përfitimet kryesore kanë ardhur nga triumfi në Champions League, ndërsa triumfi në La Liga nuk ka ndonjë shumë zyrtare të përfitimeve pasi federata Spanjolle nuk ofron në mënyrë direkte benefitet e suksesit, përcjell Albeu.com.

Gjatë kohës kur Francezi ishte në krye të ekipit në sezonit 2015/16 të Champions League, skuadra përfitoi 29.5 milion euro, ndërsa pas gjithë sezonit të fundit në Europë, klubi fitoi 54.2 milion euro, duke triumfuar kështu edhe në UEFA Super Cup dhe me paratë që do të vazhdojnë të gjenerohen edhe nga kupa e botës për klube.

Këtë sezon, Zidane mund të startoje motorët për të dyfishuar çmimin që Real Madridi dikur pagoi për të.

Ai veçse e ka dëshmuar veten në karrierën si trajner, ashtu siç bëri në ditën kur luante futboll aktiv, ndërsa tashmë nuk ka asnjë dyshim që shuma e paguar për të në vitin 2001, ishte një shumë e shpenzuar në mënyrën më të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori