Zidane fiton "luftën" me Mourinhon
Zinedine Zidane duket se e ka fituar "luftën" me Jose Mourinhon. Tekniku portugez në largim e sipër nga "Santiago Bernabeu", do të duhet të punojë me francezin, që e largoi pak muaj më parë nga klubi. Presidenti Florentino Perez ka vendosur se njeriu më i pushtetshëm në klub do të jetë pikërisht ish ylli francez i futbollit.

Zizu do të merret me raportimin e ekipit të parë, merkaton dhe marketingun e klubit. Tashmë ka ardhur koha e 40-vjeçarit. /albeu.com/



Shtuar më 11/05/2013, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori