Zidane flet hapur: Wenger është modeli që unë ndjek
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka një vlerësim maksimal për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, teksa e ka cilësuar si modelin që ai ndjek.

Menaxheri i Arsenalit përsëri është nën presion pas një fillimi të dobët të sezonit, ku tifozët dhe emra të njohur të futbollit kërkojnë largimin e tij.

Megjithatë, trajneri i suksesshëm i Real Madridit, Zidane ka vlerësim maksimal për bashkëkombësin e tij, të cilin e cilëson si modelin që e ndjek në zejen e trajnerit.

Wenger është një model për të gjithë ne”, ka thëne Zidane për mediat spanjolle.

“Ajo që bëri dhe vazhdon të bëjë është e mrekullueshme, ajo që ende vazhdon të bëjë sot është po ashtu e mrekullueshme. Kështu që unë kam respekt për të”.

“Arsene, tani unë jam njëri nga ju, të paktën shpresoj, sepse bëjmë të njëjtën gjë”, përfundoi trajneri i Realit. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori