Besojeni ose jo por Zinedine
Zidane frymëzohet nga
Juventusi i Contes në aventurën shumë të suksesshme që po kalon me Realin e Madridit.
Francezi kaloi disa nga çastet më të bukura në karrierë si futbollist në Torino, aty ku Antonio Conte, sot trajner te Chelsea, vendosi rekordin e 43 ndeshjeve pa
humbje në vitin 2012.
Kështu, pas 39 ndeshjesh
radhazi pa
humbje,
Zidane synon të arrijë shifrën e bardhezinjve. Rekordi i La Ligës deri në fundjavë ishte ai i vendosur nga Barcelona me 39 ndeshje
radhazi pa
humbje, por “galaktikët” do të bëhen rekordmenët e rinj në Spanjë, nëse më 15 janar fitojnë ose barazojnë me Sevilla-n në transfertë.
Shtuar më 09/01/2017,
ora 17:11