Zidane i bie nga mbrapa me makinë, më pas bëjn selfie
Ignacio Fernandez po ngiste me makinë nëpër qendrën stërvitoreReal Madridit, Valdebebas, të dielën kur përjetoi një aksident të vogël fatkeq. Derisa po futej në një rrethrrotullim dhe frenoi për t’i dhënë përparësi një makine tjetër, një automjet e goditi atë nga prapa.

Pronari i makinës që e goditi atë nga prapa ishte trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili po shkonte drejt qendrës stërvitore të të bardhëve.

Fernandez, menaxher në një dyqan mobiliesh, ka rrëfyer për ngjarjen.

"Sapo e pashë e njoha dhe i thashë: ‘Do të doja sikur të të takoja në rrethana tjera, por as këto rrethana nuk janë të këqija’", ka thënë Fernandez.

Për të mos lejuar që aksidenti të bëhej lajm në media afër qendrës stërvitoreReal Madridit, Fernandez i kishte ofruar Zidanit mundësinë që çështjen e dokumenteve të sigurisë ta zgjidhnin më vonë, edhe pse i kishte kërkuar një fotografi së bashku për ta vërtetuar aksidentin.

"I kërkova selfie, sepse ndryshe njerëzit nuk do të besonin që makina e Zidane më ka goditur", shtoi ai.

"Ai më tha po me shumë mirësi. Ai e hoqi kapelën dhe e bëmë foton", theksoi ai.
Shtuar më 13/02/2020, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori