Zidane i bindur, Vinicius JR do të jetë titullar
Trajneri francez është i bindur se Vinicius është lojtari i duhur për krahun e djathtë të sulmit.

Vetëm pak ditë më parë flitej se Real Madridi do ta huazonte talentin Vinicius në ndonjë skuadër tjetër për t’i dhënë mundësinë që ai të zhvillohej si futbollist.

Por në ballinën e sotme të gazetës së afërt me klubin madrilen Marca, raportohet që Zizou i beson brazilianit dhe dëshiron që ai të luajë në formacionin startues të skuadrës së bashku me Eden Hazard.

Vinicius që mbush 19-vjet në muajin e ardhshëm ka regjistruar 31 paraqitje me Realin sezonin e shkuar para se të lëndohej në muajin shkurt, ku edhe e kishte mbyllur stinorin para kohe.

Me Hazard në krahun e majtë, Vinicius në të djathtin, dilema e vetme e Zidane do të mbetet se kush do të jetë në qendër të sulmit, pasi ai tani ka mundësinë të zgjedhë njërin mes Karim Benzema dhe blerjes më të re, Luka Joviq.
Shtuar më 12/06/2019, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori