Zidane i fiksuar pas talentit të Leverkusenit
Real Madrid po mendon edhe për të ardhmen. Drejtuesit e klubit madrilen kërkojnë të bëjnë një merkato cilësore me lojtarë të rinj në moshë.

Skuadra e drejtuar Zinedine Zidane është vënë pas talentit gjerman, Julian Brandt. Mesfushori 20-vjeçar i Bajer Leverkusen pëlqehet shumë nga francezi i pankinës madrilene, dhe tashmë ai kërkon që ta transferojë më merkaton e verës.

Megjithatë, Brandt kërkohet edhe nga disa skuadra të Premier League si Manchester United, Arsenal, dhe Liverpool.

Shtuar më 22/02/2017, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori