Zidane i fiksuar pas yllit të Napolit
Me rikthimin në stol të Zidane, Florentio Perez është i gatshmë të investojë shuma marramendëse në markato për ti plotësuar dëshirën francezit.

Së fundmi Los Blancos synon të afrojë Kalidou Koulibaly. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A, teksa De Laurentis për të lënë të lirë kërkon jo më pak se 100 milion euro.

Mediat në Spanjë bëjnë të ditur se Zidane është i fiksuar pas Koulibaly dhe e dëshiron atë me patjetër për sezonin e ardhshëm teksa e sheh si pasuesin ideal të Varane i cili po mendon largimin nga Reali. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2019, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori