Zidane i lumtur që përfundoi sezoni, këto janë fjalët e tij për largimet e Navas dhe Bale
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, foli për media duke analizuar humbjen ndaj Betis në javën e fundit të La Liga.

Reali e mbylli sezonin me 12 humbje, 5 barazime e 21 fitore – vetëm 63 gola të shënuar, 46 të pranuar.

Zidane është i lumtur që i erdhi fundi këtij sezoni, derisa paralajmëroi ndryshime në skuadër për edicionin 2019/20.

"Gjëja më e mirë që na ndodhi ishte që ky sezon mbaroi. Ne po mendojmë për sezonin e ardhshëm", tha ai.

"Duhet ta pranojmë se si ishte ky sezon dhe nuk duhet ta harrojmë. Duhet ta mbajmë mend shumë mirë në të ardhmen, do të na shërbejë".

"Tani do të shkojmë të pushojmë mirë dhe do të jemi gati të bëjmë mirë sezonin e ardhshëm. Nuk them se do të fitojmë gjatë gjithë sezonit të ardhshëm, por ne do të kemi një sezon të mirë. Jam i bindur".

"Nuk ka justifikime, ne nuk kërkojmë alibi. Është e komplikuar. Ju thashë se duhet të provojmë dhe ja ku mbaroi. Të gjithë do të shkojnë të pushojnë dhe do të kthehen më entuziast".

"Navas dhe Bale? Nuk e di nëse ishte ndeshja e fundit për ta. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë".

"Sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime, por nuk do të ndryshojmë gjithë skuadrën", shtoi Zizu. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori