Zidane i penduar për goditjen ndaj Materazzit
Albeu.com
Njoftohet se në librin për, Zinedine Zidane, i cili do të publikohet javën e ardhshme, shkruan se legjenda e franceze e futbollit është i penduar për goditjen me kokë të cilën ia ka bërë Marco Materazzit në finalen e Kampionatit Botëror 2006.Njoftohet se në librin për, Zinedine Zidane, i cili do të publikohet javën e ardhshme, shkruan se legjenda e franceze e futbollit është i penduar për goditjen me kokë të cilën ia ka bërë Marco Materazzit në finalen e Kampionatit Botëror 2006.

Zidane ishte përjashtuar me karton të kuq nga takimi final ndërmjet Italisë dhe Francës në vitin 2006 në Berlin, pasi që ish-futbollisti i Juventusit dhe Real Madridit e kishte goditur me kokë në gjoks mbrojtësin italian.

Zizu i cili luante ndeshjen e fundit për Përfaqësuesen franceze, asnjëherë nuk ka kërkuar falje publike për këtë veprim të dhunshëm.

Megjithatë në librin e shkruar nga Besma Lahouri me titull “Fytyra e fshehur e Zidane”, shkruan se legjenda e futbollit ndjehet i penduar për atë çka ka bërë.
Shtuar më 18/09/2008, ora 20:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori