Rrallë herë flet për çështje të dalluara por duket se tekniku Madrilen ka vendosur ti përgjigjet një pyetje mjaft të komplikuar nga gazetarët në konferencën e djeshme për shtyp para ndeshjes së sontme ndaj Celta Vigos.
Gazetarët ishin kurioz të dinin të ardhmen e
Cristiano Ronaldos dhe e pyetën teknikun Francez nëse ai po mendon ti bashkohet ekipit të PSG-së, përcjellë Albeu.com.
Ndërsa, përgjigjia e
Zidane duke qeshur ishte kjo: ”Unë nuk e
shoh Cristiano Ronaldon si një lojtar të PSG-së. Për më tepër, nuk e
shoh Cristianon duke luajtur në një klub tjetër përveç Real Madridit. Nuk mund ta imagjinoj Madridin pa
Cristianon. Ajo që ai dëshiron është të përfundojë karrierën këtu dhe nuk e
shoh një Real Madrid pa të.”/albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018,
ora 15:22