Zidane i "tërheq veshin" Jamesit (VIDEO)
Në ndeshjen ndaj Ëolfsburgut, ku Real Madridi humbi me rezultat 2:0, James Rodriguez është kapur nga kamerat duke qeshur së bashku me njërin nga trajnerët e Real Madridit teksa ishte duke bërë nxemjet.

Në ato momente, Reali po humbiste 2:0 dhe Dani Carvajal kishte një qëndrim krejt ndryshe me kolumbianin.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka kritikuar kolumbianin për gjestin që bëri në Gjermani, duke këshilluar atë që të ketë më shumë kujdes.

“Është mirë që t’ju shmangeni gjërave të tilla. Është një moment dy apo tre sekondash, por ai e di se duhet t’ju shmanget këtyre gjërave. Ajo që ndodhi nuk ndikon te askush, as te Jamesi. Ai është i fokusuar. Nuk më pëlqeu ajo që bëri, por ai është i përkushtuar këtu që të përfundojmë sa më mirë sezonin”, është shprehur Zidane. /Albeu.com/
Shtuar më 08/04/2016, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori