Zidane ia bën të qartë Courtois: Askush nuk e ka vendin e garantuar!
Zinedine Zidane ka dhënë një mesazh të fuqishëm për lojtarët e Real Madrid.

Vendi i titullarit për Thibaut Courtois tek “Los Blancos” është vënë në pikëpyetje të madhe pas ndeshjes kundër Club Brugge.

Portieri belg u vërshëllye pas pjesës së parë të ndeshjes në Champions League në të cilën ai pësoi dy gola.

Courtois? "Askush nuk ka vend të garantuar në formacion. Unë nuk kam thënë kurrë kështu" ka thënë Zidane.


"Ne kemi 25 lojtarë dhe unë llogarisë në të gjithë, gjithmonë, nga fillimi deri në fund" ka shtuar francezi.

Mbetet të shihet nëse kundër Granadas do të startojë Courtois, apo në portë do të jetë francezi Areola.
Shtuar më 04/10/2019, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori