Zidane ia bën të qartë sulmuesit: Derën e ke të hapur
Lamtumira e Gareth Bale nga skuadra e Real Madrid duket se është thjesht çështje kohe. Uellsiani nuk është grumbulluar kohët e fundit dhe sipas të përditshmes spanjolle “Marca” trajneri Zinedine Zidane dhe vetë lojtari kanë patur një takim “kokë më kokë” për sa i përket të ardhmes së sulmuesit.

"I ke dyert e hapura për t’u larguar nëse dëshiron", mësohet se ka qenë batuta që trajneri francez i ka thënë Gareth Bale. Ky i fundit nuk u grumbullua në takimin e fundit në La Liga, ku Real Madrid fitoi 3-2 ndaj Villareal, duke krijuar jo pak polemika.

Duket se uellsiani, 29 vjeç, nuk bën më pjesë në planet e tij për të ardhmen, ndaj do të largohet nga "Santiago Bernabeu". Këtë sezon, Bale ka luajtur në 29 ndeshje, duke realizuar 8 gola dhe 3 asist. Real pritet të arkëtojë rreth 100 milionë euro nga shitja e tij. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2019, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori