Zidane ka gati sakrifikimin e Bales për të arritur tek Hazard
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, ylli i Chelseat, Hazard është objektivi kryesor për trajnerin francez të Realit, Zidane.

Trajneri francez ndjen se është koha e duhur për të nisur një lëvizje për yllin belg të Bluve, i cili edhe më parë ishte i lidhur me Los Blancos. Zidane githashtu mësohet se është i gatshëm të përfshijë dhe Balen në operacion.

Zidane e di se Chelsea nuk do ta lejojë aq lehtë Realin për të nënshkruar me yllin e tyre për këtë francezi ka paraparë edhe uellsianin si pjesë të marrëveshjes. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori