Zidane: Kam luajtur me Juven, e di si mundet Napoli
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së parë ndaj Napolit të vlefshëm për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Strategu francez ka konfirmuar mungesën e Bale për sfidën e nesërme, teksa sipas tij ai do të jetë i gatshëm për skuadrën që nga fundjavë.

Zidane e di se si mund të mundet Napoli, pasi e ka bërë diçka të tillë dhe më parë.

"E dimë vështirësinë e kësaj përballje, e cila do të luhet në dy ndeshje. Përvoja ime në Itali më ka mësuar shumë. Kur luaja me Juventusin gjëja më e rëndësishme ishte që të jap më të mirën deri në minutën e fundit. Tani unë jam në Real Madrid, në një klub të madh dhe unë jam në rritje, por këtë herë si një trajner. Kam luajtur shumë vite në Itali dhe di pikat e forta dhe të dobëta të tyre", tha strategu i njohur.
Shtuar më 14/02/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori