Zidane kërkon të gjithë tifozët në anën e madrilenëve kundër PSG-së
Pëlqej
Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj PSG në kuadër të Champions League. Kjo ishte intervista e tij e plotë.

"Shkojmë të mendojmë së pari për ndeshjen e nesërme. E dimë se eliminatorja është 180 minuta apo më shumë, por e para është të përqendrohemi në atë që kemi nesër dhe asgjë tjetër. Do të jetë një eliminatore 50%. Cdo ekip ka shanset e tij për t’u kualifikuar.”, thotë tekniku Madrilen.

"Ajo që duam është që tifozët të jenë shumë krenarë për ne. Ne do të japim gjithcka dhe tifozët gjithmonë do të jenë me ekipin, si gjithmonë, edhe nëse ndjenjat janë të komplikuar. Nesër kemi një tjetër kompeticion dhe do të japim gjithcka.”

Sistemi:

"Ajo që më intereson është të shoh ekipin tim në lojë. Ju do të shihni nesër se si do të fillojmë ndeshjen. Nuk është e rëndësishme vizatimi, por ajo cfarë bëjmë në fushë. Mund të ju them se kjo nuk varet nga vizatimi. Gjëja e rëndësishme që më intereson që ajo që do të bëjnë lojtarët në fushë.”

Rivaliteti:

"Ne nuk do ta ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për ne. Gjithcka që mund të bëjë është të mendoj për të bërë një ndeshje të mirë dhe jo gjithcka që mund të thuhet për mua. Ndaj PSG-së, duke qenë nga Marseille, mund të jetë se ka një rivalitet historik, por nuk mendoj për këtë. Eshtë një Real Madrid vs. PSG dhe e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një rivali të madh që do të na vë në vështirësi.”

Ndeshje e vecantë:

"Jam shumë i lumtur që mua të luajmë këtë lloj të ndeshjeve. Tani për tani nuk ka presion të vecantë. Ne kemi përgatitur ndeshje si gjithmonë dhe është e vërtetë që gjithnjë ka presion, është dicka e zakonshme, por unë do ta gëzoj këtë ndeshje si gjitmonë.”

E ardhmja:

"Nuk mendoj për të ardhmen time por vetëm për ndeshjen e nesërme. Jam i përqendruar në këtë. Shkojmë të përgatitemi për një ndeshje të madhe dhe të luajmë mirë. Të gjitha stërvitjet dhe të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, e ardhmja ime nuk ka rëndësi për mua.

Presioni:

"Nuk e di kush ka më shumë presion. Ne nuk kemi presion, jemi të lumtur për të luajtur këto ndeshje. Duam të jetojmë këto ndeshje dhe njerëzit duan të shohin një ndeshje të madhe futbolli. Nuk është një finale për mua, është një ndeshje e Championsit. Ajo që duhet të bëjmë është të luajmë mirë dhe nëse e bëjmë këtë, kemi më shumë mundësi.”

Cristiano dhe Neymar:

"Po flasim për dy lojtarë të mëdhenjë, por nesër është një Real Madrid vs. PSG, jo një Neymar kundër Cristianos. Cristiano ka bërë gjëra të jashtëzakonshme ka fituar 5 topa të artë. Nuk do ti krahasoj ata. Neymar ne tashmë e dimë se cfarë bënë ai në fushë. Ka shumë cilësi dhe mund të bëjë dallimin. Ne nuk duam të shohim një duel mes tyre, por mes Real Madridit dhe PSG-së.”, përcjell Albeu.com.

Zëvëndësimet e Bale:

"Unë duhet për të bërë ndryshime gjatë një ndeshje dhe shumë herë e bëj atë me lojtarë sulmues. Unë e kam bërë atë me Bale, Isco apo Benzeman. Nuk ka asgjë më shumë se kaq.”

Guti, një trajnerë:

"Po unë e shoh duke trajnuar. Eshtë ajo që po bën dhe ai po përgatitet për të trajnuar ekipin një ditë. Ai tha dhe unë e shoh mirë. Unë nuk e shoh atë keq, është një tip shtëpie që ka qenë këtu gjatë gjithë jetës time. Eshtë një ëndërrë dhe mendoj se një ditë edhe ai ta shijoj këtë, pse jo.”

Shenjat individuale:

"Nuk e di nëse duhet t’ju përgjigjem. Unë kam për të mbajtur sekretet për veten time. Do të shohim nesër.”/albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori