Zidane: Kjo luftë nuk ka përfunduar ende
Pëlqej
Zinedine Zidane thotë se është shumë i lumtur me fitoren, por thotë se ende asgjë nuk ka përfunduar.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka paralajmëruar lojtarët e tij se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se kanë edhe një ndeshje për të luajtur.

Por, ai është shumë i lumtur me ndeshjen që treguan futbollistët e tij.

“Kjo luftë nuk ka përfunduar, janë edhe 90 minuta ose më shumë për t’u luajtur. Ne kemi edhe një ndeshje tjetër pas tre javësh, në të cilën do të vuajmë shumë”, tha Zidane.

“Por, ne jemi të lumtur, sepse kemi luajtur një ndeshje të mirë nga fillimi e deri në fund. Tifozët kanë qenë të jashtëzakonshëm”, është shprehur tekniku francez. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori