Zidane koshient për merkaton, nuk pret transferime
Real Madrid nuk po mendon për transferime të reja.

Skuadra e Real Madrid duket se nuk kalkulon në përforcime të reja për sezonin e ri.

Trajneri i skuadrës ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë nga skuadra ndonjë lëvizje të re.

"Kjo është skuadra me të cilën duhet të punoj. Nuk do të kërkoj për asgjë më shumë", ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

"Por, unë e di se çdo gjë mund të ndodh deri më 5 tetor. Mendoj se gjëja më e mirë për trajnerët është mbyllja e merkatos", shtoi mes tjerash francezi.

Real Madrid kanë larguar nga radhët e tyre emra si Gareth Bale, por nuk do të kërkojnë më shumë përforcime.
Shtuar më 26/09/2020, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori