Zidane me dhimbje "koke" para ndeshjes me Barcelonën
Mediat spanjolle shkruajnë se trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Eden Hazard dhe Sergio Ramos në periudhën e ardhshme për shkak të lëndimeve.

Belgu duhej të kthehej në fushë këto ditë, por pushimi i tij u zgjat deri në fund të nëntorit.Ndërsa kapiteni i Los Blancos u dëmtua në gju në ndeshjen me Cadiz dhe nuk do të luajë kundër Shakhtar në Ligën e Kampionëve.

Zidane: "Ramos nuk mund të stërvitet normalisht dhe për këtë arsye ne nuk duam të rrezikojmë", konfirmoiZidane.Lojtari i ekipit kombëtar spanjoll nuk është i sigurt për El Clasico, që është në program të shtunën në 16:00 në "Camp Nou".
Shtuar më 21/10/2020, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori