Zidane më në fund me sulmin e preferuar ndaj Interit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pritet që nesër në përballjen ndaj Interit, sulmin t’ia besoj treshes Marco Asensio, Karim Benzema dhe Eden Hazard.

Tekniku francez vendosi këtë treshe në ndeshjen e fundit ndaj Huescas dhe të tre lojtarët shkëlqyen në fitoren bindëse 4 – 1.

Me rikthimin e belgut dhe ndihmën që jep spanjolli nga ana tjetër, Benzema do këtë ndihmën që e ka kërkuar që prej largimit të Cristiano Ronaldos.

Reali nesër do e pres Interin në "Alfredo di Stefano" dhe synojnë vetëm fitore, meqenëse për befasi renditën në pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë në dy ndeshje të zhvilluar.

Por, ky fat nuk i ka përcjellë edhe në La Liga, aty ku kanë mbledhur 16 pikë, një më pak se lideri Real Sociedad, skuadër që ka zhvilluar një ndeshje më shumë.
Shtuar më 02/11/2020, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori