Zidane merr një ofertë tjetër para se të rinovojë me Realin
Pëlqej
Në më pak se 1 vit e gjysmë me 7 trofe të fituar me Real Madridi e kanë bërë Zinedine Zidane të jetë emri për të cilin PSG po interesohet.

Presidenti i klubit parisien, Al-Khelaifi e ka të qartë se nëse trajneri aktual Unai Emery nuk arrinë ta fitojë Champions Leaguen me ekipin që ka në dispozicion, atëherë vendin e tij do ta zë Zinedine Zidane, përcjell Albeu.com.

Por, për momentin Zinedine Zidane është i lumtur tek Real Madridi, klub në të cilin vetë Zizou ka thënë se deshiron të jetë dhe klub që sipas tij i ka dhënë gjithçka.

Sipas mediave spanjolle, Zinedine Zidane shumë shpejt do të rinovojë kontratën e tij me Real Madridin deri në vitin 2020. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori