Zidane merr një urim special nga Ronaldinho për ditëlindje
Zinedine Zidane festoi ditëlindjen e tij të 45-të të premten dhe mori shumë përshëndetje, duke përfshirë edhe ish-rivalin Ronaldinho.

Të dy u ballafaquan në raste të shumta për ekipet e tyre përkatëse Real Madrid dhe Barceloa, por rivaliteti i tyre ishte i mbyshur plot respekt.

"Gëzuar ditëlindjen, miku im", shkroi Ronaldinho në Instagram.
"Ju jeni një nga ata që më pëlqeu më shumë të luaja në fushë. Ndonjëherë fitore dhe ndonjëherë humbje, unë kam qenë gjithmonë i lumtur për të luajtur kundër një nga lojtarët më të mirë të botës të të gjitha kohërave. Urime edhe për karrierën tuaj të pabesueshme si trajner. Ju jeni një kampion i madh që di të kuptoni dhe si ta drejtoni një ekip". Ishte urimi i fituesit të topit të artë kundër Zidanes.

Brazilian pastaj i dëshiron Zidanes një ditëlindje të lumtur përsëri, duke ndarë një fotografi të francezit. / albeu.com /
Shtuar më 24/06/2017, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori