Zidane mund të jetë trajner i Francës
Zinedin Zidan
Drejtori sportiv i Real Madridit, legjenda franceze, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se është i interesuar të udhëheq Kombëtaren franceze në një të ardhme mjaft të afërt.

Ish sulmuesi i "Gjelave të Francës" përfundoi karrierën e tij si futbollist në verën e vitit 2006 ndërsa nga qershori 2009 është i angazhuar në gjigantin madrilen, fillimisht si këshilltar i presidentit të Realit, Florentino Perez.

Por, Zidane duket se ka ambicie të bëhet trajner. "Unë trajner i Francës? Pse jo. Nuk do të ishte një gjë e keqe. Në jetë gjithçka është e mundur", tha Zidane për L`Equip. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori