Zidane në ankth: Nuk e di datën e saktë për kthimin e Ronaldos
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka treguar datën kur Ronaldo do të kthehet në fushë.

Megjithatë, ai shpreson se portugezi do të mund të kthehet në ndeshjes e javës së ardhshme që Real Madrid e zhvillon në shtëpi kundër Celta Vigos.

“Nuk mund t’ju jap një datë konkrete se kur do të kthehet Ronaldo. Ai është kthyer në fushë dhe po bën trening me topin, gjë që është shenj e mirë, është shprehur Zidane.

Zidane tregoi se Ronaldo mezi pret të kthehet.

“Ai dëshpërimisht dëshiron të kthehet sa më shpejt që është e mundur. Jam i lumtur ta shoh se është kthyer në trening,” ka thënë në fund ai./Albeu.com/
Shtuar më 20/08/2016, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori