Zidane ndan mëndjen për portierin startues
Pas 5 sezonesh në Madrid, portieri 32-vjeçar Keylor Navas do të largohet nga Real Madrid. Sipas të përditshmes spanjolle "AS", portieri nga Kosta Rika nuk do të jetë titullari i ekipit "merengues". Portën e skuadrës madrilène do ta mbrojë belgu Thibaut Courtois.

Duket se ky i fundit, i ardhur verën e kaluar te Real Madrid, ka fituar duelin me Navas dhe ka bindur trajnerin Zinedine Zidane t’i besojë për të mbrojtur portën. Dy portierët kanë qenë gjithnjë në duel mes tyre se kush do të ishte titullar këtë sezon.

Kur në krye të ekipit erdhi Zidane, preferoi të aktivizonte Navas, por duket se kjo situatë do të v azhdojë deri në fund të sezonit. Vitin tjetër, titullar në portë do të jetë belgu 26-vjeçar Thibaut Courtois.

Ndërkohë, Keylor Navas ka vendosur të largohet nga Reali, pasi nuk dëshiron që të jetë si portier i dytë. Sipas "AS", për portierin që fitoi 3 Champions League, nuk mungojnë ofertat nga Premier League, ku pritet të luajë verën e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2019, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori