Zidane ndihet i zhgënjyer me Ronaldom
Zinedine Zidane është pak i zhgënjyer për Cristiano Ronaldon pasi ai nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon në La Liga.

Portugezi dështoi të shënonte dhe në ndeshjen e tretë radhazi në Kampionat por, pavarësisht kësaj ai dhuroi një asist të bukur për Iscon në ndeshjen kundër Espanyolit. Kjo gjë është paksa shqetësuese, por Zidane shpreson që fati të ndryshojë.

“Ne jemi pak të zhgënjyer për të”, ka thënë Zidane për emisionin e Movistar për Casa Del Futbol pas ndeshjes.
“Ai nuk është i lodhur, në fakt është e kundërta pasi ai ka humbur një numër të madh ndeshjes pas dënimit nga federata”.

“Megjithatë, ky është futboll – ai nuk ka shënuar ende në La Liga, por asistimi i tij ndaj Isco ishte i pabesueshëm”.

“Ne shpresojmë që fati i tij të ndryshojë në ndeshjen e ardhshme përpara golit”, përfundoi trajneri francez. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori