Reali i Madridit së fundi barazoi 2-2 në transfertën ndaj Celta Vigos, dhe me këtë ecuri, është vënë në diskutim edhe pankina e francezit dhe nëse situate nuk ndryshon për mirë brenda muajit
janar, nuk përjashtohet mundësia që Fiorentino Perez të marrë ndonjë vendim drastik.
Vetë
Zidane e pranon situatën e vështirë, ndërsa thotë se të gjithë janë fajtorë për këtë gjendje, por merr përsipër barrën më të madhe të fajit.
“Jemi të gjithë në të njëjtën barkë dhe jemi të gjithë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhemi. Natyrisht që unë si trajner, kam pjesën më të madhe të përgjegjësisë, pork am besim te lojtarët që stërvit dhe besoj se do t’ia dalim”, u shpreh francezi.
Më tej
Zidane mohoi zërat e merkatos, që çojnë te Reali sulmuesë si Kane, apo Icardi, duke thënë se nuk kërkon asnjë
përforcim në
janar.
“Nuk dua asnjë
përforcim. Jemi në rregull dhe kemi futbollistë mjaftueshëm për të përballuar çdo kundërshtar. Jemi të kompletuar në çdo repart dhe nuk kemi nevojë të bëjmë afrime në këto momente”, tha
Zidane në vigjilje të ndeshjes së kthimit të Kupës së Mbretit, ndaj Numancias./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018,
ora 17:13