Zidane në hall, ka vetëm tre mbrojtësa në dispozicion kundër Sevillas dhe asnjëri me eksperiencë
Pëlqej
Dëmtimet nuk kanë të ndalur në Real Madrid. Pas dëmtimeve të shumta që ka pasur klubi Madrilen këto dy muajt e fundit, gjatë ndeshjes së mbrëmshme është dëmtuar edhe qendërmbrojtësi Raphael Varane i cili lëshoi fushën në minutën e 38-të të ndeshjes.

Varane ka pësuar një dëmtim të lehtë muskular dhe i bashkohet listës së madhe të mungesave në ndeshjen e së shtunës ndaj Sevillas: Carvajal, Ramos dhe Casemiro për shkak të pezullimit dhe Vallejo i cili është në dyshim për shkak të dëmtimit, përcjell Albeu.com.

Për më tepër, problemi i Zidane është se ka vetëm 3 mbrojtësa në dispozicion për këtë ndeshje: Achraf, Nacho dhe Marcelo, duke mos përjashtuar edhe Vallejo i cili mund të luajë nëse arrin të rikuperohet me kohë. Gjithashtu nuk duhet harruar edhe Theo i cili mund të inkuadrohet nëse Zidane nuk ka shumë zgjidhje.

Ana defanzive e Madrilenëve ndaj Sevillas sipas të gjitha gjasave do të jetë kështu: Achraf, Nacho, Vallejo (në dyshim) dhe Marcelo, por edhe pa Casemiron si shkatërrues i cili mungon për shkak të kartonave. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori