Zidane në Lion për Gareth Bale
Gareth Bale
Vazhdon presingu i Real Madrid për yllin uellsian të Tottenham Gareth Bale. Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle "AS", dje në stadiumin "Gerland" ka qënë i pranishëm Zinedine Zidane, një prej njerëzve më të besueshëm të presidentit Florentino Perez për të ndjekur ndeshjen e Europa League Lion-Tottenham me qëllim për të ndjekur nga afër 23-vjeçarin e "Gjelave" londinezë.

Real Madrid e ndjek prej kohësh Bale, i cili po kalon një formë shumë të mirë te skuadra angleze, dhe me shumë mundësi do të jetë ai një prej goditjeve të merkatos së ardhshme madrilene. /albeu.com/

Shtuar më 22/02/2013, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori