Zidane: Nuk është dështim të eliminohesh nga Bilbao
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas disfatës së pësuar nga Athletic Bilbao, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.

Real Madrid u mund me rezultatin 2-1 nga Athletic Bilbao, që do të përballet me Barcelonën në finale.

Zidane doli në mbrojtje të ekipit të tij, duke thënë se dështim nuk është të humbësh, por të mos provosh të fitosh.

"Nuk është një dështim. Dështim është kur nuk provon, të mos japësh gjithçka në fushë. Jeta është e tillë, nuk mund të fitosh gjithmonë. Ajo që ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë është të fitojmë, por ju nuk mundeni gjithmonë ta arrini atë", tha ai.

"Ne patëm një ecuri të mirë të rezultateve dhe tani janë dy barazime dhe një humbje. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të ndryshuar dinamikën shpejt", tha francezi.
Shtuar më 15/01/2021, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori