Zidane nuk i kursen elozhet për Benzema: Asisti i tij ishte në mesin e veprimeve më të mira të sezonit
Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, ka bërë një nga veprimet më spektakolare në ndeshjen e mbrëmshme kundër Espanyol.

Francezi ka dhënë një super asistim për shokun e tij të skuadrës Casemiro, ky i fundit që i dha epërsinë skuadrës së tij.

Veprimi i Benzema i ngjante atij të 10 viteve më parë, që vinte nga Guti Hernandez, pikërisht si asistim për Benzema.

E pas këtij aksioni, Zidane nuk ka kursyer lëvdatat, duke thënë se ai aksion duhet të zë vend në mesin e më të mirëve të sezonit.

"Nuk më befason. Ai është një lojtar që sjell gjëra të reja", ka thënë Zidane.

"Pastaj, Casemiro ishte aty. Mund të jetë goli që sjell titulli. Mund të jetë aksioni i sezonit", ka shtuar trajneri i Real Madrid.

Fitorja minimale e Real Madrid mbrëmë ka bërë që ‘Los Blancos’ të kthehen në krye të tabelës së La Liga, tashmë me dy pikë më shumë sesa Barcelona. /
Shtuar më 29/06/2020, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori