Zidane: Nuk mund të dorëzohemi, duhet të luftojmë
Pëlqej
Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij luajti shumë mirë dhe bëri gjithçka, por topi nuk deshi të futej në rrjetë, pas humbjes minimale të Real Madridit ndaj Villarrealit në “Santiago Bernabeu” sot pasdite.

Pas ndeshjes, trajneri francez ka thënë se rezultati nuk ishte meritor dhe se është shumë i vështirë për skuadrën e tij ta kapërdijë pasi krijuan shumë raste, por ishin të pafat që topifutej në rrjetë.

“Rezultati nuk është meritor dhe është shumë i vështirë sepse ne patëm shumë raste, por topi nuk deshi të futej në rrjetë. Kjo na brengos të gjithëve. Luajtëm mirë dhe nuk e meritojmë këtë”. tha Zidane pas ndeshjes.

“Nuk mund të dorëzohemi. Do të vazhdojmë të luftojmë sepse të enjten kemi ndeshje dhe mund t’i ndryshojmë gjërat”, ka shtuar ai.

“Bëmë gjithçka dhe nuk kam shpjegim pse topi nuk deshi të futej në rrjetë.” përfundoi Zidane. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori