Zidane nuk ngopet, synon dhe Milikovic-Savic
Zinedinë Zidane u rikthye tek Reali me synimin për fituar sërish trofe duke nxjerrë "Los Blancos" nga situata e vështrë ku ndodhen aktualisht.

Për sezonin e ardhshëm, tashmë francezi i kërkon Perez emra të mëdha. Së fundmi Zidane ka piketuar yllin e Lazios Sergej Milinkovic-Savic një nga më të kërkuarit në merkato.

Sipas "El Chiringuito", emisioni sportiv spanjoll që lajmëroi kthimin e Zidane te madrilenët, trajneri francez ka vënë në shënjestër pikërisht Milinkovic-Savic për merkaton e verës.

Ndërkohë pak orë më parë doli në skenë edhe emri i Christian Eriksenit, për të cilin Perez është gati të investojë plot 100 milion euro për ta afruar danezin në "Santiago Bernabeu". /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori