Zidane pas dëmtimeve të Marcelos dhe Theos, e ka një lojtar që luan ku ti thuash
Dëmtimet e shpeshta në skuadrën e Real Madridit janë duke sjellur vështirësi për trajnerin Zinedine Zidane

I fundit që është dëmtuar është Marcelo i cili në ndeshjen ndaj Betis pësoi një dëmtim në këmbë që do ta lë atë jashtë fushave për rreth 1 muaj.

Gjithashtu edhe zëvëndësimi i tij, Theo kishte pësuar një dëmtim në shpatull në ndeshjen ndaj Sociedadit dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Kjo situatë tani ka sjellur një vështirësi për trajnerin Zidane pasi duhet të gjej lojtarin që do ta përdorë në krahun e majtë të mbrojtjes nesër ndaj Deportivo Alaves.

Lojtari më i preferuar për atë pozitë nga trajneri Zidane është Nacho, apo ndryshe si xhokeri i Real Madridit që pritet të startojë sot ndaj Alaves në javën e 6-të të La Ligas.

Nacho njihet si një lojtarë që luan në të gjitha anët defanzive të skuadrës Madrilene; qendërmbrotjës, mbrojtës i krahut të djathtë dhe mbrojtës i krahut të majtë.

Që nga koha kur ai filloi të luante për skuadrën e Real Madridit ka luajtur në të gjitha pozitat defanzive që ka pasur nevojë skuadra e tij, dhe kjo e ka bërë atë si një lojtar të palëvizshëm nga klubi Madrilen përkundër shumë oferta nga klubet e mëdha Europiane si Roma, Tottenham etj./albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori