Zidane pas ndeshjes i lumtur me fitoren dhe falenderon Navasin për pritjet (VIDEO)
Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp pas fitores së ekipit të tij me rezultat 1-4 sot ndaj Valencias në Mestalla. Këto ishin fjalët e tij pas ndeshjes.

Fitore e prestigjit?

"Jam shumë i lumtur. Eshtë një rezultat i rëndësishëm, luajtëm shumë mirë. Kësi lloj ndeshje më bëjnë të lumtur. Valencia po bënë gjëra të mira në La Liga dhe kjo nuk ishte e lehtë.”

Problemi fizik?

"Ne jemi fizikisht mirë. Ndonjëherë koka është më shumë dhe kjo është më e keqe se sa fiziku. Jam shumë i lumtur me performancën dhe kemi luajtur një ndeshje të mirë taktikisht. Keylor na shpëtoi, ne duhet t’a pranojmë, kemi vuajtur në 20 minuta, por e merituam fitore, veçanarisht për fillimin e mirë të ndeshjes.”

Testimet?

"Ata gjithmonë do të më testojnë mua, çdo ditë dhe nuk do të ndryshojë deri në fund. Nuk do të ndryshojë asgjë. Unë do të vazhdojë me punën dhe duhet t’i përgëzojmë të gjithë.”

Zemërimi i Benzemas?

"Të gjithë lojtarët zemërohen kur zëvëndësohen por në një ndeshje si kjo rezultati është më i rëndësishëm dhe Karim është i lumtur.”

Fjalët për ekipin?

"E mira e futbollit është se keni shumë ndeshje. Skenari ishte i rëndësishëm dhe luajtëm me shumë personalitet. Shkojmë për të luftuar ende pasi ka mbetur shumë.”

Zëvëndësimet?

"Ajo se çfarë sollën në fushë Marco dhe Lucas ndryshoi dinamikën, zëvëndësimet janë për këtë. Secili sjell nga pak dhe ata e bënë këtë, gjithashtu edhe Kovacic.”

Gjendja e ekipit?

"Mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme.” /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2018, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori