Zidane për transferimet e reja: Jo vetem tifozët por dhe unë jam i emocionuar
Zinedine Zidane thotë se jo vetëm tifozët, por edhe ai është i emocionuar me transferimet e Hazard, Jovic, Rodrygo, Mendy e Militao.

Zinedine Zidane (46 vjeçar) ka dhënë një intervistë për sajtin e International Champions Cup, garë ku Real Madridi do të ketë punë me Bayern (21 korrik), Arsenal (24) dhe Atlético Madrid (27), transmeton Gazeta Express.

Trajneri francez ka folur për herë të parë për ardhjet e reja.

"Për ne, s’ka pushime. Jemi duke punuar që sezoni të jetë i mirë", tha Zidane.

Për prezantimet e Hazard, Jovic, Mendy dhe Rodrygo, Zidane tha se është shumë i emocionuar: "Jo vetëm tifozët janë entuziazmuar me ardhjet e reja, edhe unë jam i emocionuar".

"Është sezon interesant për ne. Ideja është që të blejmë lojtarë që mund të jenë të gatshëm që nga fillimi i parasezonit për të punuar me ne. E rëndësishme është që të jenë me ekipin që nga dita e parë. Kanë luajtur për përfaqësueset e tyre, por kanë gati një muaj pushim", shtoi ai.

"(Që nga dita e parë) do t’i kemi të gjithë tipat e lojtarëve. Transferimet e reja, lojtarët që tashmë janë në ekip, lojtarët e rinj që mund ta ndihmojnë në parasezon, është e rëndësishme për ne".
Shtuar më 20/06/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori