Pasi u la jashtë
skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e së martës
kundër PSG-së, e ardhmja e
Vinicius Jr është e pasigurt. Zinedine
Zidane është duke shtyrë që
Vinicius të huazohet qysh në janar.
Trajneri i Real Madridin, Zinedine
Zidane, nuk i ka lënë Viniciusit tjetër mundësi përveç se transferimit në formë huazimi te ndonjë klub në janar për të luajtur më shumë minuta, pasi që është lënë jashtë
skuadrës për herë të katërt në shtatë ndeshje.
Pasi mbeti edhe jashtë
skuadrës së “Los Blancos” për ndeshjen
kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, Viniciusi e përjeton për herë të parë këtë sezon të qenët jashtë
skuadrës për dy ndeshje radhazi.
Me kalimin e kohës këtë sezon, anësori 19-vjeçar ka kaluar nga një lojtar kyç në skuadër në një lojtar rezervë. Ai luajti një rol më të madh në shtatë nga nëntë ndeshjet e para të sezonit, duke qenë titullar në tri prej tyre, para se të mbetej jashtë
skuadrës për ndeshjen e 5 tetorit
kundër Granadas.
Ai ishte titullar për herë të fundit në javën pas ndeshjes
kundër Grandas, në disfatën zhgënjyese në Mallorca, dhe që nga atëherë ai ka luajtur vetëm 56 minuta, vetëm 8.8 për qind të të gjithë kohës në dispozicion për lojtarët e Man Unitedit.
Vinicius nuk e ka bindur Zidanen
Trajneri francez u kthye në klub gjatë kohës kur i riu brazilian u lëndua. Por, pasi u kthye në formë në mes të prillit,
Vinicius luajti gjithsej 130 minuta për Zidanen në fund të sezonit. Minutat e tij të paktë i kushtuan me një vend në skuadrën e Brazilit për Kupën e Amerikës.
Shtuar më 26/11/2019,
ora 10:09