Zidane: Shpresoj në qëndrimin e Mourinho
Zinedin Zidan
Jose Mourinho ka sot një takim të rëndësishëm me Real Madrid, atë të 100 ndeshjeve në krye të stolit të klubit mbretëror madrilen. Zinedine Zidane, ish-ylli francez i Galaktikëve dhe sot në rolin e drejtuesit pranë klubit i thur elozhe teknikut portugez në një dalje publike për mediat.

" Për atë çfarë po bën për Real Madrid, gjëja më e mirë për të gjithë do të ishte qëndrimi i tij në krye të skaudrës. Madje, unë e shoh mirë edhe për 100 ndeshje të tjera. Tani mendojmë që të përfundojmë sa më mirë këtë sezon, më pas do të shohim çfarë do të ndodhë", deklaroi Zinedine Zidane. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2012, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori