Zidane synon kapitenin e Lyon-it, ka gati ofertën
Kapiteni i Lyon-it Nabil Fekir është një nga më të kërkuarit në merkato. Por me rikthimin e Zidane tek Reali ai mund të veshë fanellën e "Los Blancos", shkruan Albeu.com.

Është pikërisht Zidane i cili adhuron jashtëzakonisht lojën bashkëkombësit të tij, dhe po e kërkon ta transferojë në fund të këtij sezoni në Santiago Bernabeu mesfushorin.

Ndërkohë sipas mediave spanjolle, Real Madrid është gati të ofrojë plot 60 milionë euro për Fekir.

Për Fekir interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze si Liverpool, Arsenal e Chelsea dhe Bayern Munich. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori