Zidane thumbon Barcelonës për tynelin e nderit: E thyet traditën në Super Kupë, ne i kishim fituar të gjitha
Zidane ka thënë para El Clasicoos se Reali do ta kishte bërë këtë me shumë dëshirë tynelin e nderit nëse Barcelona nuk do ta kishte prishur traditën, duke i kujtuar në këtë mënyrë Super Kupën e Spanjës ku Reali erdhi si Kampion, Spanje, Europe dhe Super Kampion Europe.

“Po më pyesni gjithnjë për këtë, po harroni se Madridi nuk e prishi traditën për korridorin e nderit, ishte Barcelona që e bëri këtë”, u shpreh Zizu.

“E respektoj Barcelonën dhe e uroj për titullin, por nuk do ta bëjmë korridorin e nderit. Është vendimi im. Nuk do të bëj diçka që ata nuk e bënë”, shtoi Zidane.

“Unë nuk jam ai që vendos për të mos e bërë korridorin e nderit, por vendimi është marrë dhe nuk do ta bëjmë – ata janë të parët që nuk e bënë këtë pas Kupës së Botës, kështu që s’kemi për ta bërë as ne” tha tekniku francez. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori