Trajneri i Real Madridit, Zinedine
Zidane është ndarë i kënaqur me paraqitjen e sulmuesit Karim
Benzema ndaj Athletic Bilbaos.
Francezi realizojë dy gola në fitoren 3 – 1.
Zidane për Benzeman tha se është sulmuesi më i mirë francez në
histori dhe këtë e dëshmojnë rekordet.
"Për mua
Benzema është sulmuesi më i mirë në
histori dhe këtë ai e dëshmon, më shumë se 500 ndeshje për Realin, gola, rekordet flasin vetë. Për mua është më i miri, kjo është e qartë", u shpreh ai.
Real Madridi momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë me 26 pikë të tubuara, aq sa ka edhe lideri Real Sociedad./
Shtuar më 16/12/2020,
ora 09:03