Zidane: Topi i Artë mes Ribery dhe CR7-ës
Zinedine Zidane thotë se do të donte të shihte Cristiano Ronaldon apo bashkatdhetarin e tij, Franck Ribery, duke marrë "Topin e Artë" këtë vit. Francezi i Bayern Munchen u kurorëzua nga UEFA si lojtari më i mirë i sezonit të shkuar, duke qenë pjesë thelbësore e suksesit të trefishtë të bavarezëve. Dhe Zidane beson se 30-vjeçari e meriton çmimin prestigjioz individual për vitin 2013 së bashku me yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo, para mbajtësit aktual dhe katër herë radhazi fitues, Lionel Messi.


"Unë shpresoj se do të jetë njëri nga ata të dy, që do ta fitojë "Topin e Artë". Të dy e meritojnë këtë çmim me të vërtetë. Nëse do të jepeshin dy “Topa të Artë”, unë do t’jua jepja nga një secilit. Ashtu siç është, vetëm një, unë nuk e vendos dot se cili e meriton më shumë!", deklaroi Drejtori Sportiv i Real Madrid në programin televiziv "Canal Football Club". /albeu.com/

Shtuar më 10/09/2013, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori