Zihet me shokun e skuadrës në stërvitje, policia arreston lojtarin e Fulhamit
Sulmuesi i Fulham Aboubakar Kamara është arrestuar nga policia për një sherr që ka ndodhur në qendrën stërvitore të klubit.

Policia është thirrur në bazën e Fulham, Motspur Park, në mbrëmjen e së hënës për shkak të një grindjeje të sulmuesit francez.


Sportsmail pretendon se ai është përplasur me një pjesëtar të stafit.

Pasi ka marrë vesh se është pezulluar nga ekipi i parë nga trajneri Claudio Ranieri, Kamara thuhet të ketë mbërritur në qendrën stërvitore të hënën me qëllimin për të zgjidhur të ardhmen e tij me drejtuesit e Fulham.

Megjithatë, takimi mesa duket nuk ka shkuar mirë dhe lojtari është arrestuar.

Një zëdhënës i Metropolitan Police thotë: “Policia është thirrur në qendrën stërvitore në New Malden, për një sherr në qendrën stërvitore.

"Forcat policore kanë arrestuar një person dhe tani ai është në rajon me akuza për dëme kriminale."
Shtuar më 23/01/2019, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori