Zinedine Zidane infektohet nga Covid
Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane është infektuar nga Covid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen përmes një njoftimi zyrtar.

Trajneri francez i Realit është izoluar në shtëpi dhe ka ndaluar kështu punën për stërvitjen e ekipit. Ai pati kontakt me një person të testuar pozitiv.

Reali i Madridit po kalon një periudhë të vështirë pas eliminimit nga kupa e Mbretit nga një ekip i kategorisë së tretë.

Ndeshja e kamponatit kundër Alaves do të drejtohet nga trajneri i dytë David Bettoni. Më herët në kohë në ekipin madrilen rezultuan pozitiv me Covid lojtarët Hazard, Casemiro dhe mbrojtësi Militao.
Shtuar më 22/01/2021, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori