Zjarr në qëndrën sportive të Flamengos, raportohet për 10 të vdekur (VIDEO)
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një qendër stërvitore të klubit brazilian të Flamengos në zonën e quajtur Vargem Grande, në perëndim të Rio de Janeiro,shkruan Albeu.com.

Ngjarja e rëndë ka lënë 10 persona të vdekur në vend, 3 të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Viktimat nuk janë identifikuar ende, por sipas zjarrfikësve ka patur fëmijë të moshës 14-17 vjeç.

Gjithçka ndodhi gjatë natës për shkak të shkaqeve ende të panjohura. Zjarrfikësit u thirrën në orën 5.17 këtë mëngjes, në orën lokale.

Qendra sportive "George Helal" u ndërtua në vitin 2014 dhe u zgjerua në 2018 mbi një sipërfaqe totale prej 5.000 metra katrorë.

Ajo ka dy zona të njëra është përdorur si strehim për djemtë dhe tjetra për gazetarët.

Ndërkohë qendra gjithashtu ka palestra, 14 pishina, restorante, dhoma dhe sallone të mëdha. /albeu.com/



Shtuar më 08/02/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori