Zlatan: Me Guardiolën do takohem në San Siro
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, thotë se ai është i gatshëm të përshëndesë trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në San Siro, më 23 nëntor.

Ibrahimoviç ka zbuluar përplasjet me Guardiolën në librin e tij të ri autobiografik dhe refuzoi të flasë me të gjatë miqësores së zhvilluar në Mynih, këtë verë.

Suedezi nuk udhëtoi me Milanin në Kamp Nou ndeshjen e parë për arsye dëmtimi por është i gatshëm të luajë në ndeshjen e kthimit në San Siro.

“Si do ta mirëpres Guardiolën kur ai të vijë në San Siro? Do ta përshëndes atë pastaj do të shohim çfarë ai do të bëjë”, është shprehur gjigandi i sulmit kuqezi. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori