Mbrojtësi Mehdi
Benatia erdh si përforcim i madh i Juventusit në verën e vitit të kaluar por tashmë marokeni mund të zgjedhë që të largohet nga "
Zonja e Vjetër".
Sipas burimeve të përditshmes gjermane “Kicker”, Juventus në fund të
sezonit nuk do ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij.
Arsyeja është e thjeshtë pasi
Benatia nuk është pjesë e formacionit titullar dhe minutat në dispozicion të tij janë me pikatore kështu që të dy palët do të kërkojnë divorcin mes tyre. Kujtojmë që 29-vjeçari është transferuar në Torino në formë huazimi.
Shtuar më 24/01/2017,
ora 10:06