Zvicerianët shokohen nga futbolli i Kosovës, ja arsyeja
Pëlqej
“Fotografi shokuese nga Kosova”. Kështu i ka përshkruar gazeta e madhe zvicerane "Blick" pamjet nga incidenti i së premtes në fundin e ndeshjes mes Flamurtarit e Vëllaznimit, që i takoi javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

"Blick" si rrallë herë i ka kushtuar një shkrim goxha të gjatë kampionatit të Kosovës në futboll. Jo për të mirë. Përkundrazi, përcjell sot Koha Ditore.

Janë pamjet e dhunës, e rrallë ndonjëherë pamje nga ndonjë gol i bukur apo aksion i bukur, ato që përcillen në mediume të huaja, përkatësisht në mediumevendeve të tjera. Futbolli kosovar së fundi shpesh është paraqitur në mediumevendeve të tjera, për shkak të pranimit në UEFA e FIFA, për shkak të ndeshjeve të para me përfaqësuese e klube e për zhvillime të tjera.

Këtyre zhvillimeve këtë herë ua ka zënë vendin dhuna. Edhe në të kaluarën skena të dhunës janë paraqitur nga mediume të huaja, por raste të tilla nuk kishte për kohë të gjatë.
Shtuar më 23/10/2017, ora 08:58
ELIOT
e Martë 24 Tetor 2017, Ora 17:02
Ky gazetari se paska pare ndeshjen ne SERBI .... APO SDON TE SHKRUAJ ..PO SERBET NUK BENE LUFTE SHOKU I QYTETERUAR NGA PROVINCA E VOGEL E SVICERIANE .... ... VETEM NEGATIVE SHKRUAN ... PO JU NE SVICER ...VETEM CHOKOLLATA DHE ORA KENI BERE PER SHEKUJ ...PRANDAJ SMERRE VESH NGA FUTBOLLI ....KY ESHTE GJAKU I SHQIPTAREVE ... GJAK I NGROHTE .... DO TE PERMIRESOHEMI EDHE NE PER PAK KOHE ..
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori